Gëzuar Vitin e Ri 1999!
Redaksia e gazetës "RD" uron të gjithë lexuesit e saj
Në numrin e sotëm do të gjeni
6 faqe speciale me humor dhe karikatura
Përgatiti: Filip ÇAKULI
1998 - vit për t'u harruar
Varrëri, dhunë, mosqeverisje, kontrabandë, korrupsion, kriminalitet, trafik armësh, droge dhe klandestinësh, por edhe pak dialog në fund dhe gudulisht shumë humor
Viti i opozitës
Nga Bardhyl LONDO
I parw pas dëshmive më të këqija me qeverisjen e majtë për Shqipërinë e 1998-ës, kësaj radhe me popullin e vet të tërë.
I parë pas dëshmive më të këqija me qeverisjen e majtë për Shqipërinë e 1998-ës, kësaj radhe me popullin e vet të tërë. Viti 1998, që po lemë pas, ka qenë me të vërtetë për Shqipërinë dhe shqiptarët një vit i keq, me mjaft ngjarje tragjike, me dhunë politike të paparë ndonjëherë në historinë e këtij populli, me kriza e trauma ekonomike, me një qeverisje të paaftë për të dalë mbi ujërat gjithnjë e më të turbullta të ngjarjeve të pambarimta, me një kaos institucional që ende nuk po e gjen qetësinë e vet. Për cilin shqiptar të ndershëm do të ishte e mundur të gëzohej me shpirt për këtë vit që u mbyll? Kjo pyetje nuk mund të marrë asnjë përgjigje pozitive në fund të vitit 1998. Pas trazirave të vitit 1997, pas traumatizimit të skajshëm të qytetarëve, pas humbjeve të mëdha materiale e morale, pas vrasjeve pa numër, ky vit duhej të ishte përpjekja e madhe për një rilindje të vërtetë të shtetit shqiptar. Në vend të saj, në vend të një etape të re të paqes, të konsolidimit institucional, të qetësisë e të shpresës, ai solli ngjarje e sprova të tjera, një stinë të gjatë konflikti politik dhe një përkeqësim të përgjithshëm të jetës publike.
Kriza e Kosovës, ngjarjet e saj dramatike, vala e refugjatëve dhe rreziku i përhershëm mbi kufijtë e Shqipërisë, e bënë edhe më të rëndë klimën e vendit. Mirëpo, po aq e rëndë ishte edhe gjendja e brendshme, ku qeveria socialiste provoi në mënyrë të përsëritur se nuk qe në gjendje të garantonte as rendin, as ekonominë, as shtetin ligjor. Viti 1998 do të mbetet si një vit ku opozita u vu në provë të vazhdueshme, por edhe si një vit kur ajo u shfaq si forca më e qëndrueshme e jetës politike shqiptare. Në një situatë të tillë dramatike, opozita u bë jo vetëm kundërshtare e qeverisë, por edhe zëdhënëse e interesit kombëtar, e protestës qytetare dhe e nevojës për ndryshim.
Kulmi i kësaj përballjeje erdhi me ngjarjet e shtatorit, me vrasjen e Azem Hajdarit, me tronditjen e madhe që pësoi vendi dhe me reagimin e menjëhershëm të mijëra qytetarëve. Ajo ngjarje e rëndë shënoi jo vetëm një plagë të madhe kombëtare, por edhe përplasjen më të fortë midis pushtetit dhe opozitës. Viti që po mbyllet provoi se opozita, megjithë goditjet, mbeti e aftë të mobilizojë njerëzit, të mbajë të gjallë kauzën demokratike dhe të dëshmojë se në Shqipëri ekziston ende energjia për t'i rezistuar arbitraritetit. Kjo është arsyeja pse 1998-a mund të quhet, në një kuptim të thellë politik, viti i opozitës.
Speciale
Ditari Politik i PD
NE FAQEN 3
Luga bosh e vitit '98
Viti më bosh shprese i shqiptarëve; si përfaqësues i qeverisë socialiste të vendit dhe si ekonomia pasoi vetëm rënie pa mundur të ngrejë kokën
NE FAQEN 3
Kalendari i atentateve të pushtetit ndaj opozitës
12 muaj të terrorit të bandave qeveritare ndaj opozitarëve
NE FAQEN 5
Aksione të policisë
HUMOR
Palloshata komisarja e re ia del ta “vyshk” policinë? [tekst pjesërisht i palexueshëm]
NE FAQEN 2
Pengamarësit morën 400 milion
Pesë mashtrionë ministri i Rendit, për lirimin e pengut, Petrit Çaçani
NE FAQEN 4
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 112 ditë nga vrasja e liderit të lëvizjes studentore shqiptare, qeveria nuk arreston 4 vrasësit
NE FAQEN 4
"ALBANIA INTERLINES"
Shoqëria "Albania Interlines" uron popullin shqiptar, diasporën dhe kthimin,
familja dhe shoqëroj
gjithë vitin 1999.
GEZUAR
9